Sot mëson, nesër e çdo ditë tjetër kodon

Trajnim intensiv gjithëpërfshirës i kodimit për fuqizimin e karrierës tuaj në IT. Për vetëm 2 muaj e gjysmë trajnim e mentorim proaktiv, do të aftësoheni në kodim, zhvilloni portfolion përmes projekteve të krijuara, dhe menjëherë pas përfundimit të trajnimit do të ju orientojmë në punë praktike të mundësuar nga kompanitë partnere në fushën e IT në Kosovë.

Apliko tani
Apliko

120 ORË LIGJERATA & USHTRIME

3 orë në ditë

560 EUR

Nisja karrieres qysh duhet

Karriera juaj si zhvillues softuerësh fillon në ditën tuaj të parë në klasë! Brenda 10 javësh do t'ju ndihmojmë të bëheni zhvillues të vetë-mjaftueshëm, të fokusuar me aftësi kritike për të pasur një karrierë të gjatë në teknologji.

Merr përkrahje të personalizar nga trajnerët tonë

Nga zhvilluesit për zhvilluesit! Kurrikula e trajnimeve tona është e personalizuar dhe bazuar në nevojat e tregut. Trajnerët tanë janë zhvillues me përvojë të gjatë në fushën e programimit, udhëheqës të kompanive dhe të shumë projekteve.

Zhvillo projekte personale dhe ekipore, bëhu pjesë e komunitetit tonë

Mësim të shpejtë, të bazuar në projekte dhe mjedis që nxit bashkëpunimin dhe konkurrencën e mirëfilltë siç është në Prishtina Hackerspace, hapësirë e hapur për bashkëpunim, rrjetëzim dhe eksperimentim.

Nisja punës praktike të mundësuar në kompanitë partnere

Përfundo trajnimin me sukses dhe bëhu një nga përfituesit potencial të punës praktike të mundësuar nga kompanitë tona partnere.

TRAJNIMET

Java Development, trajnim intensiv transformues që përgatit të rinjtë të hyjnë shpejt në treg të punës.

Mëso më shumë

Bëhu gati për një karrierë në QA Automation and Manual Testing me programin tonë të trajnimit 2 muaj e gjysmë! I projektuar për t'ju pajisur me aftësitë dhe njohuritë themelore për të identifikuar dhe raportuar defekte softuerike efektivisht.

Mëso më shumë

Trajnerët

Edison Bajrami

Edison Bajrami

QA Automation and Manual Testing

Trim Kasemi

Trim Kasemi

React Advanced Training

Ngadhnjim Berani

Ngadhnjim Berani

Java Development

Lorik Abrashi

Lorik Abrashi

MERN Fullstack

Besart Mahmuti

Besart Mahmuti

MERN Fullstack

Çdo ditë tjetër – fuqizim.

Bëhu gati për punësim!

Mëso programim.

Graph Arrow

Lajmet e fundit

Pyetjet e shpeshta

Duke seleksionuar trajnimin dhe plotësuar të gjitha rubrikat në formën Apliko.

Trajnimet janë të dedikuara për programerët e nivelit fillestarë dhe të mesëm.

Fillimisht duhet të përzgjedheni e më pas të paguani. Çmimi për trajnim është 560 euro, pagesa mund të ndahet në dy këste. Pagesa mund të bëhet brenda ditëve të para të trajnimit. Për të siguruar vendin, ju sugjerojmë që pagesën ta bëni sa më herët.

Pagesa prej 560 euro, mund të ndahet në dy këste. Kësti i parë paguhet në momentin që filloni trajnimin, ndërsa kësti i dytë pas javës së katërt të trajnimit.

Përzgjedhja bëhet nga FLOSSK dhe trajnerët të angazhuar për atë trajnim.

Për datat dhe orarin e saktë luteni të vizitoni seksionin e trajnimeve.

Afatet për aplikim mund t'i gjeni tek thirrja për trajnimeve.

Trajnimet mbahen online si dhe në klasë në Prishtina Hackerspace (PRNHS). PRNHS është një hapësirë e bazuar në anëtarësi e hapur për bashkëpunim, rrjetëzim dhe eksperimentim. Të gjithë pjesëmarrësve do të ju ofrohet akses 24/7 që edhe pas trajnimit të mund ta shfrytëzojnë hapësirën për punë, mësim dhe rrjetëzim.

Trajnimet janë të dizajnuara, që ligjërimi dhe ushtrimet të ndodhin gjatë klasës. Pjesëmarrësit do të kalojnë 9 deri në 12 orë në javë së bashku. Nevoja për kohë jashtë klase është pjesërisht e domosdoshme por shumë e mirëseardhur. Pas çdo ditë të trajnimit mund ta shfrytëzoni hapësirën, për punë, mësim dhe rrjetëzim.

FLOSSK në kordinim me trajnerët dhe kompanitë partnere do të ju mundësoj punë praktike studentëve më të suksesshëm.

Komunikimi në trajnime zhvillohet në gjuhën shqipe. Njohuria e gjuhës angleze është e nevojshme për pjesëmarrje.

Të gjitha detajet paraqiten në secilen thirrje për trajnime. Për pyetje të tjera shtesë lirisht na shkruani në [email protected]

Për pjesëmarrësit/et që përfundojnë me sukses programin u ipet një certifikatë e trajnimit profesional jo-formal nga FLOSSK.

Është një program trajnimi profesional jo-formal. I dedikuar të plotësoj nevojat e tregut në fushën e teknologjisë.

Partnerët