QA Automation and Manual Testing
Fillimi: 30/07/2024
Mbarimi: 10/10/2024
QA Automation and Manual Testing është një trajnim transformues që përgatit të rinjtë të hyjnë në karrierë të teknologjisë, trajnim i dizajnuar për të ju punësuar.
Kushtet paraprake:
Njohuri bazike në programim – Java, HTML.
Laptop personal.
Me rëndësi
• Afati i fundit për aplikim, 29 korrik!
• Seleksionim dinamik (në momentin që seleksionohen 12 persona mbyllet aplikimi)!
• Pagesa 560 eur (mund të paguhet në dy këste)!
• Trajnim hibrid (online dhe në klasë)
Orari:
• 30 korrik – 10 tetor 2024
• 3 ditë në javë (e marte, e enjte, e premte) 17:00 – 20:00
• 60 orë ligjerim | 60 orë praktikë
• Madhësia e klasës, 12 persona.
QA Automation and Manual Testing përfshinë teknikat e testimit manual dhe të automatizuar. Do të mësohen llojet e testimit si dhe metodat e testimit. Do të mbulohet testimi në Software Development Life Cycle si dhe Software Testing Life Cycle.
Në Automation Testing fokusohemi në testimin e aplikacioneve duke perdorur Selenium/Java për UI testing si dhe API testing duke perdorur Java/RestAssured si dhe Postman për API manual testing.
Në fund të trajnimit do të krijojmë një projekt për automatizimin e test cases prej secilit prej studenteve i cili do të perfshijë gjithçka që është mësuar gjatë trajnimit.
Trajnimi është i dedikuar për programerët e nivelit fillestarë dhe të mesëm.
Për më tepër gjeni kurrikulën në këtë link
Kriteret minimale të diplomimit*
Të gjithë pjesëmarrësit ju nënshtrohen disa kërkesave të programit!
• Pjesëmarrja në ligjerata 80%
• Përfundimi i detyrave 70%
• Projektet finale të përfunduara.
* Pas përfundimit të suskesshëm të trajnimit, ju lëshohet çertifikatë dhe letër reference nga treneri dhe FLOSSK.
Edison Bajrami ka përvojë disa vjeçare në fushën e testimit të softuerit. Përvoja perfshine testimin e aplikacioneve si tester manual dhe automation tester. Punoj në kompaninë Sonnecto, si Automation Testing mentor, pastaj vazhdon në kompaninë Cydeo në të njejtën pozitë duke përdorur Java/Selenium. Për 1vit e gjysmë ishte i angazhuar si Full-Stack Automation Engineer dhe Performance Tester në kompaninë Ritech. Tani është pjesë e kompanisë Kin+Carta, në pozitën e Quality Assurance Team Lead.
Apliko tani