Pyetjet e shpeshta
Duke seleksionuar trajnimin dhe plotësuar të gjitha rubrikat në formën Apliko.
Trajnimet janë të dedikuara për programerët e nivelit fillestarë dhe të mesëm.
Fillimisht duhet të përzgjedheni e më pas të paguani. Çmimi për trajnim është 230 euro, pagesa duhet të bëhet brenda 3 ditëve në momentin e konfirmimit që jeni përzgjedhur.
Dy pjesëmarrësit më të mirë, me sugjerim të trajnerëve tanë do të ju kthehen mjetet.
Përzgjedhja bëhet nga FLOSSK dhe trajnerët të angazhuar për atë trajnim.
Për datat dhe orarin e saktë luteni të vizitoni seksionin e trajnimeve. Trajnimet mbahen rregullisht nga e hëna deri te enjtën me fillim nga ora 09:00 deri në orën 13:00, respektivisht 10:00 deri ne 14:00. Pjesëmarrja fizike gjatë gjithë trajnimit është obligative!
Afatet për aplikim mund t'i gjeni tek thirrja për trajnimeve.
Trajnimet mbahen në Prishtina Hackerspace (PRNHS). PRNHS është një hapësirë e bazuar në anëtarësi e hapur për bashkëpunim, rrjetëzim dhe eksperimentim. Të gjithë pjesëmarrësve do të ju ofrohet akses 24/7 që edhe pas trajnimit të mund ta shfrytëzojnë hapësirën për punë, mësim dhe rrjetëzim.
Trajnimet janë të dizajnuara, që ligjerimi dhe ushtrimet të ndodhin në klasë. Pjesëmarrësit do të kalojnë 16 orë në javë së bashku, ku nga to 8 orë do të jenë ligjërim dhe 8 orë ushtrime. Nevoja për kohë jashtë klase nuk është e domosdoshme por e mirëseardhur. Pas çdo dite të trajnimit mund ta shfrytëzoni hapësirën, për punë, mësim dhe rrjetëzim.
FLOSSK në kordinim me trajnerët dhe kompanitë partnere do të ju mundësoj punë praktike studentëve më të suksesshëm.
Komunikimi në trajnime zhvillohet në gjuhën shqipe. Njohuria e gjuhës angleze është e nevojshme për pjesëmarrje.
Të gjitha detajet paraqiten në secilen thirrje për trajnime. Për pyetje të tjera shtesë lirisht na shkruani në [email protected]
Për pjesëmarrësit/et që përfundojnë me sukses programin u ipet një certifikatë e trajnimit profesional jo-formal nga FLOSSK.
Është një program trajnimi profesional jo-formal. I dedikuar të plotësoj nevojat e tregut në fushën e teknologjisë.