Java Development: A Hands-On Learning Experience

“Java Development: A Hands-On Learning Experience” është një trajnim transformues që përgatit të rinjtë të hyjnë në karrierë të teknologjisë, trajnim i dizajnuar për të ju punësuar.
Trajnim që ju mundëson ta bëni në mënyrë shumë intenzive atë përvojë që do ta kishit bërë si praktikant në ndonjë kompani.

Parakushtet
Njohuri mbi sintaksën e Java-s. Duhet së paku të dini të shkruani një klasë dhe të thirrni një metodë nga një klase në tjetrën.
Laptop personal.

Me rëndësi
• Afati i fundit për aplikim, 5 dhjetor!
• Seleksionim dinamik (në momentin që seleksionohen 5 persona mbyllet aplikimi)!
• Pagesa 560 eur (mund të paguhet në dy këste)!
• Trajnim hibrid (online dhe në klasë)

Orari:
• 5 dhjetor 2023 – 15 shkurt 2024
• 4 ditë në javë (nga e hëna deri të ejtën) 17:30 – 20:30
• 120 orë ligjerim dhe praktikë
• Madhësia e klasës, 5 persona.

Fillojmë me implementimin e një password manager si program te qasshëm përmes command line dhe më pas e kthejmë në web. 1 – 2 javë.
Më pas fillojmë një aplikacion të përbashkët në web ku do të përsërisni atë që është mësuar përgjatë zhvillimit të password managjerit, ku do të ambientohet më shumë me punë në web me Java. Në këtë fazë fillojmë të përdorim edhe git. 1 – 2 javë.
Pas kësaj faze sërish fillojmë nga një aplikacion në web për secilin pjesëmarrës. Të gjithë janë të mirëseardhur ta  ideoni aplikacionin që dëshironi ta zhvilloni. Përgjatë gjithë trajnimit do të shërbehemi me vegla që përdoren në industri: Eclipse si editor, maven për automatizim të menagjimit të varësive (dependency management) dhe të ndërtimit të aplikacionit (build automation).
Pjesa e mbetur e kohës, 4+ jave.

Kriteret minimale të diplomimit*
Të gjithë pjesëmarrësit ju nënshtrohen disa kërkesave të programit!
• Pjesëmarrja në trajnim 80%
• Projektet finale të përfunduara

* Pas përfundimit të suskesshëm të trajnimit, ju lëshohet çertifikatë dhe letër reference nga treneri dhe FLOSSK.

Ngadhnjim Berani ka përvojë mbi 10 vjeçare në fushën  e programimit, specifikisht si zhvillues në Java me fokus frameworkun Spring per web. –  https://bibiki.github.io/

Apliko tani

Arkivë

Më shumë