Advanced training in modern React
Fillimi: 05/06/2023
Mbarimi: 10/08/2023
“Advanced training in modern React” është një trajnim transformues që përgatit të rinjtë të hyjnë në karrierë të teknologjisë.
I projektuar për t’ju pajisur me aftësitë dhe njohuritë në javascript të avancuar, koncepte te ES7, përdorim të React për ndërtim të UI të avancuara.
Kushtet paraprake:
Njohuri bazike në programim – Javascript dhe ekosistem të saj, HTML, CSS.
Laptop personal.
Vullnet dhe dëshirë për zhvillim personal.
Me rëndësi
• Afati i fundit për aplikim, 3 qërshor!
• Seleksionim dinamik (në momentin që seleksionohen 12 persona mbyllet aplikimi)!
• Pagesa deri më 5 qërshor – 230 eur!
Orari:
• 5 qërshor 2023 – 10 gusht 2023
• 4 ditë në javë (e hënë – e enjte) 14:30 – 17:30
• 55 orë ligjerim | 60 orë praktikë
• Madhësia e klasës, 12 persona.
React Advanced Training përfshinë hyrje në javascript të avancuar, koncepte te ES7, përdorim të React për ndërtim të UI të avancuara.
Fokusi kryesor i trajnimit do të jetë ne React, mirëpo do të hyjmë edhe në Node / Mongo, në mënyrë që të jeni të gatshëm per treg te punes si Front-end developer ne fund të trajnimit.
Në fund të trajnimit do të krijojmë një projekt të kompletuar, që përfshinë të gjitha pikat e mësuara në trajnim.
Trajnimi është i dedikuar për nivelin fillestar / mesatar.
Për më tepër gjeni kurrikulën në këtë link
Kriteret minimale të diplomimit
Të gjithë pjesëmarrësit ju nënshtrohen disa kërkesave të programit!
• Pjesëmarrja në ligjerata 80%
• Përfundimi i detyrave 70%
• Projektet finale të përfunduara.
Trim Kasemi është zhvillues softuerik me shumë vjet eksperiencë në fushën e web development. Përvoja e tij përfshinë krijimin e UI, zhvillimin e API, dizajnimin e databazave, dhe deployment final te aplikacioneve. Ka punuar ne kompani lokale si team leader dhe zhvillues kryesor, e per momentin është i angazhuar si freelancer ne treg te Amerikës.
Apliko tani