MERN Fullstack III

MERN Fullstack është një trajnim transformues që përgatit të rinjtë të hyjnë në karrierë të teknologjisë, trajnim i projektuar për të ju punësuar.

Kushtet paraprake:
Njohuri bazike në programim – HTML, CSS.
Njohuri në JavaScript, e mirësardhur!
Laptop personal.

Me rëndësi
• Afati i fundit për aplikim, 31 mars!
• Seleksionim dinamik (në momentin që seleksionohen 12 persona mbyllet aplikimi)!
• Pagesa deri më 3 prill – 230 eur!

Orari:
• 3 prill 2023 – 9 qërshor 2023
• 4 ditë në javë (e hënë – e enjte) 10:00 – 14:00
• 72 orë ligjerim | 72 orë praktikë
• Madhësia e klasës, 12 persona.

MERN Fullstack është një teknikë e zhvillimit softuerik që përfshin punën në backend (server) dhe në frontend (klient). Në këtë trajnim do të fokusohemi në teknologji si Mongo, Express, React, Node (MERN stack).
Do të mësoni se si të ndërtoni një projekt me React.js, krijoni një API duke përdorur Node.js me Express, dhe të ruani të dhënat në mongoDB duke përdorur mongoose ODM.
Në fund të trajnimit, ju do të krijoni projekte duke përdorur gjithçka që keni mësuar gjatë kursit dhe do të menaxhoni projektet duke përdorur GIT.

Trajnimi është i dedikuar për programerët e nivelit fillestarë dhe të mesëm.

Kriteret minimale të diplomimit
Të gjithë pjesëmarrësit ju nënshtrohen disa kërkesave të programit!
• Pjesëmarrja në ligjerata 80%
• Përfundimi i detyrave 70%
• Projektet finale të përfunduara.

 

Lorik Abrashi është një zhvillues i softuerave me përvojë mbi 10 vjeqare. Ai është një nga bashkëthemeluesit e Pristine Tech, një kompani e softuerit që zhvillon produkte dhe shërbime për start-ups dhe biznese SME. Loriku filloi karrierën duke zhvilluar me gjuhën C# në një kompani telekomunikacioni të quajtur GMDS, ku ishte i përfshirë në zhvillimin e aplikacioneve për desktop. Më vonë, ai i’u bashkua ekipit të Umbrella, një nga kompanitë më të njohura në platformën Themeforest, për zhvillimin e themes për WordPress. Ai ka pasion zhvillimin e lojërave 2D në kohën e tij të lirë. 

 

 

 

 

 

Besart Mahmuti me një përvojë 6+ vjeqare në zhvillim të softuerëve, filloi karrierën e tij në gjuhën programuese JAVA, është themelues i platformës më të madhe në Kosovë në fushën e mjeksisë (CODON.app) e zhvilluar në teknologjinë angular dhe .net core. Tani është pjesë e ekipit të Pristine Tech, me fokus në zhvillim të softuerit dhe zgjidhjes së proceseve.

Apliko tani

Arkivë

Më shumë