MERN Fullstack

MERN Fullstack është një trajnim transformues që përgatit të rinjtë të hyjnë në karrierë të teknologjisë, trajnim i projektuar për të ju punësuar.

Kushtet paraprake:
Njohuri bazike në programim – HTML, CSS.
Njohuri në JavaScript, e mirësardhur!
Laptop personal.

Me rëndësi
• Afati i fundit për aplikim, 13 qërshor!
• Seleksionimi, 14 – 20 qërshor!
• Pagesa 14 – 22 qërshor! – 230 eur (çmim promocional)!

Orari:
• 27 qërshor – 3 shtator 2022
• 4 ditë në javë (e hënë – e enjte) 09:00 – 15:00
• 72 orë ligjerim | 144 orë praktikë
• Madhësia e klasës, 12 persona.

MERN Fullstack është një teknikë e zhvillimit softuerik që përfshin punën në backend (server) dhe në frontend (klient). Në këtë trajnim do të fokusohemi në teknologji si Mongo, Express, React, Node (MERN stack).
Do të mësoni se si të ndërtoni një projekt me React.js, krijoni një API duke përdorur Node.js me Express, dhe të ruani të dhënat në mongoDB duke përdorur mongoose ODM.
Në fund të trajnimit, ju do të krijoni projekte duke përdorur gjithçka që keni mësuar gjatë kursit dhe do të menaxhoni projektet duke përdorur GIT.

Trajnimi është i dedikuar për programerët e nivelit fillestarë dhe të mesëm.

Kriteret minimale të diplomimit
Të gjithë pjesëmarrësit ju nënshtrohen disa kërkesave të programit!
• Pjesëmarrja në ligjerata 80%
• Përfundimi i detyrave 70%
• Projektet finale të përfunduara.

 

Lorik Abrashi është një zhvillues i softuerave me përvojë mbi 10 vjeqare. Ai është një nga bashkëthemeluesit e Pristine Tech, një kompani e softuerit që zhvillon produkte dhe shërbime për start-ups dhe biznese SME. Loriku filloi karrierën duke zhvilluar me gjuhën C# në një kompani telekomunikacioni të quajtur GMDS, ku ishte i përfshirë në zhvillimin e aplikacioneve për desktop. Më vonë, ai i’u bashkua ekipit të Umbrella, një nga kompanitë më të njohura në platformën Themeforest, për zhvillimin e themes për WordPress. Ai ka pasion zhvillimin e lojërave 2D në kohën e tij të lirë. 

Apliko tani

Arkivë

Më shumë